Fjolla Morina zbulon një detaj të këngës së re

Fjolla Morina është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

18/11/2018 14:49

Fjolla Morina ka pak kohë që ka publikuar projektin e ri, por ajo nuk u ndal me kaq dhe filloi punën për këngën e re, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, këngëtarja ka publikuar imazhe nga studio muzikore, ku po përgatit këngën e saj të re.

“Dedikim nga shpirti, së shpejti”, ka shkruar Fjolla mbi fotografinë që postoi në InstaStory, por nuk preferoi të zbulojë më shumë detaje.

Kujtojmë që kënga “Fustani” e publikuar në muajin tetor, deri tani ka marrë afro 1 milion klikime. /Lajmi.net/