Fjolla Morina uron Albërien, me këtë epitet e thërret

Data 15 shtator është shumë e veçantë për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj.

ShowBiz

15/09/2018 16:25

Kjo pasi Albëria me këtë datë feston ditëlindjen, e që sot mbush plot 43 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Që prej minutave të parë të kësaj dite, këngëtarja ka pranuar urime të shumta, nga familjarë, miq e kolegë.

Albërien e uroi edhe Fjolla Morina përmes një fotografie në Instagram, ku shkroi “Urime ditëlindjen Diva”.

Kujtojmë që pas projektit “Leje Leje”, Albëria po punon rreth realizimit të këngëve të reja. /Lajmi.net/