Fjolla Morina si Kim Kardashian në klipin e ri

Një projekt i ri muzikor po vjen edhe nga këngëtarja Fjolla Morina.

ShowBiz

20/10/2017 19:30

Këtë këngë, Fjolla po e sjell në bashkëpunim me Muman dhe do ta shoqërojë edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Nga detajet e këngës që Fjolla ka zbuluar është edhe titulli i këngës që do të quhet “Culo”, që në shqip nënkupton “Të pasmet”.

Po ashtu, ajo solli edhe disa pamje të shkëputura nga klipi, në të cilin ajo vjen tejet e “nxehtë” dhe duket njësoj sikurse ylli i famshëm televiziv, Kim Kardashian.

Edhe pse ka treguar se shumë shpejt do të publikohet projekti i saj më i ri, këngëtarja ende nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete. /Lajmi.net/