Fjolla Morina provokon ndjekësit me ‘twerk’ në mesnatë

Fjolla Morina ka habitur me disa video ku shfaqet duke bërë 'twerk' në orën 3:25 në mesnatë.

ShowBiz

19/02/2019 07:54

Fjolla Morina teksa po qëndronte në studio muzikore për të punuar rreth projekteve të reja, u argëtua me ‘twerk’, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ishte veshur në veshje sportive teksa kishte vënë në pah belin e sheshtë dhe tatuazhin që ka bërë së fundi më bark.

Ajo ndau me ndjekësit disa video në InstaStory, në të cilat shfaqet plot disponim duke dridhur të pasmet me lëvizje seksi me ‘twerk’.

“Veq tu kqyr mundesh mu knaq”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë njërës nga videot. /Lajmi.net/