Fjolla Morina po punon në këngën e re

Është raportuar para disa ditësh që këngëtares Fjolla Morina i është djegur makina, por për këtë Fjolla nuk ka folur gjë, ajo çfarë na ka treguar këngëtarja është se po punon në një këngë të re

ShowBiz

28/01/2015 21:02

Fjolla Morina ka postuar një fotografi në ‘Instagram’ ku shihet në një studio, aty këngëtarja ka lënë edhe një mbishkrim ku tregon se po punon shumë në risi.

Ndërkaq, ditë më parë është shkruar se Fjollës i është djegur makina, mirëpo Morina për këtë nuk ka dhënë asnjë deklaratë. E rëndësishme është që ajo po punon në risi dhe publikut të saj po i sjell këngë të reja. Lajmi.net