Fjolla Morina përlotet gjatë intervistës, flet për fëmijët dhe nënën e sëmurë

Fjolla Morina është emër shumë i lakuar në shtypin rozë.

ShowBiz

20/10/2018 19:26

Fjolla Morina ishte e ftuar sonte (e shtune) në një intervistë për “Prive”, ku rrëfeu shumëçka nga jeta private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi.net.

Në një moment, këngëtarja duke folur për nënën dhe vajzat shpërthen në lot, ajo tregon se e ëma është sëmurë duke i marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.

Ajo tregon se nëna e saj ishte këngëtare, por për shkak të vdekjes së babait të Fjollës në moshë të re, është detyruar ta lë muzikën dhe të kujdeset për fëmijët.

Për Fjollën, familja gjithmonë vjen në radhë të parë, andaj me emocione flet edhe për dy vajzat e saj, ajo thotë se pret me padurim që t’i përfundojë koncertet për t’u kthyer tek fëmijët. /Lajmi.net/