Fjolla Morina nis pushimet, sjell pamjet

Fjolla Morina është emër i dashur për publikun.

ShowBiz

04/06/2018 14:24

Këngëtarja është goxha aktive me projekte të reja muzikore, me të cilat argëton fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Duket se Fjolla ka vendosur t’i lë pak anash angazhimet në muzikë dhe të pushojë për disa ditë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Fjolla ka postuar një fotografi në të cilën shihet se gjendet në plazh, po nuk ka preferuar të tregojë se cili është destinacioni i saj dhe kush po e shoqëron.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Fjolla Morina është “Culo”, këngë kjo në duet me reperin Muma. /Lajmi.net/