Fjolla Morina ia rrëmben të dashurin Morena Tarakut?

Biznismeni nga Teherani, Sasha Sobhani mori gjithë vëmendjen e mediave shqiptare kohëve të fundit.

ShowBiz

05/10/2018 15:18

Kjo ngase lidhja e tij me këngëtaren dhe modelen, Morena Taraku bëri bujë të madhe gjithandej, shkruan lajmi net.

Pas ndarjes me Morenën duket se Sobhani ia ka vënë syrin edhe artisteve të tjera shqiptare me të cilat publikon foto në rrjete sociale.

Ai aktualisht ndodhet në Kosovë i cili u shoqërua nga këngëtarja Fjolla Morina në një klub nate. Në videon e postuar nga Sasha shihet se dyshja janë duke u argëtuar mjaft shumë pranë njëri-tjetrit.

Se çfarë po ndodhë në mes tyre pritet të zbulohet në vazhdim…

Sido që të jetë, këngëtarja Morina është nënë e dy vajzave teksa Sasha vazhdon të mbetet ‘single’. /Lajmi.net/