Fjolla Imeraj vuan nga leukemia, vogëlushja ka vetëm një dëshirë (Foto)

Ka tre muaj që vogëlushja kosovare Fjolla Imeraj është e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, shkruan Indeksonline.

Lajme

07/04/2018 23:33

Fjolla është diagnostifikuar me leukemi, ndërsa në këto ditë të vështira dhe të rënda për të dhe familjen e saj, vogëlushja ka vetëm një dëshirë. Ajo dëshiron një veturë me bateri që të hyp në të.

Kushdo që ka mundësi t’ia plotësoj asaj dëshirën, mund të lajmërohet në numrin e telefonit të prindit të saj, Ilirit.

Kjo thirrje është bërë edhe në faqen “You Are a Sunflower”, nismë humanitare kjo e drejtuar nga prezantuesja shqiptare Albana Osmani.