Fjeti me 400 femra por është lodhur nga seksi

Bukuroshi i cili kalonte natën me më shumë se një femër, nuk është më i pasionuar nga seksi, ai tani ndihet i vetmuar.

Fun

05/02/2016 09:55

Benny James, 22 vjeçar, ka bombarduar internetin duke postuar foto “selfie” me femrat që kalonte natën. Playboy i Twitterit, i cili pretendonte se dikur ishte një kënaqësi duke bërë gjëra të tilla, tani ai thotë se ato kanë shkatërruar jetën e tij, transmeton lajmi.net

Ai thotë se jeta e tij seksuale e ka bërë atë të mërzitur edhe për takime të thjeshta me femra, gjithashtu edhe të paaftë për të gjetur dikë për marrëdhënie më afatgjatë.

James, nga Croydon në jug të Londrës i cili dikur u shfaq edhe në një emision televiziv Channel 4, pohon se shumica e grave e duan atë vetëm për seks, duke shtuar se ai nuk është më në gjendje për të kryer akte seksuale në shtrat, pas asaj që ai kishte përjetuar një kohë të gjatë.

Ai thotë se shpesh ka filluar marrëdhënie me femrat që zakonisht kanë përfunduar brenda ditës, dhe marrëdhënia e tij më e gjatë ka zgjatur vetëm një javë.

“Dua të qetësohem dhe të fillojë të krijojë një familje, por më është bërë e vështirë të mbajë femrat pasi ta kalojë natën me to”, tha James. “Unë vazhdoj ti lëndojë ato pa qëllim.”

“Që nga fillimi i këtij viti kam qenë me gjashtë vajza – vetëm për një javë të tërë. Kam provuar ta qetësoj vetën nga seksi, por vazhdoj të kem marrëdhënie me nga dy vajza çdo javë.

“I dalloj që të gjitha duan vetëm seks nga unë, por nuk mund ta bëjë më këtë gjë. Ato mund të jenë edhe Rihanna, por nuk më intereson më. Me të vërtetë jam mërzitur nga seksi sepse ka shkatërruar jetën time. James shtoi se që kur ka filluar kërkimin për një të dashur afatgjatë, ai vetëm ka pasur më shumë kërkesa për seks.

“Shumica e vajzave që kam fjetur, kanë qëndruar vetëm një natë,” tha ai. Por tani që unë jam duke u përpjekur për të gjetur një vajzë të duhur, kam filluar të dalë për peshkim,  shkoj në kopshtin zoologjik dhe në ndonjë park për të ushqyer rosa. ”

Ai vazhdon ende të jetë në kërkim të vajzës së ëndrrave… /Lajmi.net