Fjaloset me familjarët, i vë flakën shtëpisë

Një i ri pasi është konfliktuar me prindërit e tij, i ka vënë flakën banesës. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dardhë të Librazhdit.

Lajme

23/02/2016 23:52

Sipas të dhënave të policisë autori I.Hilla, ka qenë në gjendje të dehur, në momentet që ka kryer aktin kriminal.

Në banesën e tij kanë shkuar dy zjarrfikëse për të shuar flakët.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.