Fjalosen togerët e Suharekës

Policia e Kosovës e ka mbajtur larg publikut një incident në mes eporëve të saj në stacionin e policisë në Suharekë.

Lajme

13/12/2015 09:48

Kallxo.com ka pranuar një raportim në të cilin ndër të tjera përshkruhej një fjalosje në mes dy eprorëve të policisë në këtë stacion.

Pas verifikimeve hulumtuesit kanë kuptuar se ngjarja ka ndodhur para një muaji dhe në të ishin përfshirë dy togerët e Suharekës  me inicialet H.K dhe B.G.

Ky i fundit sipas zëvendëskomandantit të Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Syla, nuk e kishte zbatuar urdhrin e togerit. Syla tha se nuk ka pasur asgjë më shumë, vetëm moszbatim të urdhrit të togerit për të cilën gjë tregoi se janë marrë masat e nevojshme.

“Të dy policët janë me gradë togerë dhe njëri prej tyre nuk e ka zbatuar urdhrin e togerit, për çka edhe komanda e stacionit e ka suspenduar për 24 orë dhe është dërguar në komision disiplinor të Policisë së Kosovës,” tha zëvendëskomandanti Afrim Syla.

Sipas Sylës, ky incident lidhet me disiplinën e brendshme të policisë dhe PK-ja i ka marrë të gjitha masat që për rastin të iniciohen hetime nga Komisioni Disiplinor i Policisë së Kosovës. /kallxo.com