Fjalimi i Thaçit në Këshillin e Sigurimit, detaji i Vlora Çitakut bëhet kryelajm në mediat serbe

“Kurir” në versionin online ka për kryelajm veprimet e Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Lajme

18/12/2018 11:28

Fjalimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB vazhdon të komentohet nga politikanët dhe mediat serbe.

Për më tepër, “Kurir” në versionin online ka për kryelajm veprimet e Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përcjell lajmi.net.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku e shkroi fjalimin e Hashim Thaçit, dhe në të njëjtën kohë gjatë mbledhjes qëndronte prapa tij duke i ndihmuar”, shkruan “Kurir”.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit u ftua me kërkesë të Serbisë për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë përfshirë vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe formimit të ushtrisë së Kosovës. /Lajmi.net/