Fjalimi i parë i Dardan Molliqajt pas largimit nga grupi parlamentar i VV-së

Dardan Molliqaj që tashmë është pjesë e Grupit Deputetëve të Pavarur, i ka reaguar Kujtim Shalës së LDK-së në lidhje me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Lajme

16/03/2018 11:19

Molliqaj ka thënë se Besa Gaxherri dhe deputetë tjerë të LDK-së i kanë akuzuar aktivstët e VV-së për sulmin ndaj Kuvendit.

“Kujtim para se me i bo Frashërit duhet me iu bo pyetje deputetëve tua. Mos boni zhurëm, ekzistojnë fjalimet në këtë Kuvend të deputetëve, njëra prej tyre është Besa Gaxherri, madje edhe Isa Mustafa si kryeministër i ka akuzu për terrorizëm”, tha Molliqaj, raporton lajmi.net

“Është budallaki në vete nëse thua se s’duhet me diskutu për drejtësinë”, tha Molliqaj. /Lajmi.net/