Fjalimi i Erdoganit pas dështimit të puçit (Video)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim para turmës, pas dorëzimit të udhëheqësve të puçit ushtarak.

Bota

16/07/2016 10:24

Ai ka thënë se kjo përpjekje për puç u bë nga udhëheqës të strukturave të Shtetit Paralel në Turqi, duke aluduar në udhëheqësin opozitar në ekzil, Fetulah Gulen.

“Pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit, mbrëmë u kuptua me kuptimin e plotë të fjalës se kush është Struktura e Shteti Paralel. Siç u pa, mbrëmë e shfaqën shembulluin e terrorit me kuptimin e plotë të fjalës. Këta janë aq të poshtër, saqë t’i drejtojnë kah populli armët të cilët i kanë siguruar po nga ky popull, me mundësitë dhe paratë madje edhe të të varfërve”, ka thënë Erdogan./lajmi.net