Fjalimi emocionues i CR7 për lojtarët e Realit në finalen e L.K ndaj Atelticos

Cristiano Ronaldo nuk është një lojtar i madh vetëm në fushë.

Sport

22/10/2016 23:47

Portugezi është një lojtar që dinë të motivojë lojtarët edhe në dhomat e zhveshjes.

Një video shumë emocionuese është publikuar nga televizioni i Real Madridit, nga finalja e Ligës së Kampionëve, ku Reali pati mundur Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive, për të fituar titullin e 11-të të garës më të madhe evropiane.

Në këtë video, të bërë në pushimin e pjesës së parë, ku Reali kishte epërsi 1:0 pas golit të shënuar nga Sergio Ramos, Ronaldo mundohet të motivojë bashkëlojtarët, duke bërë detyrën e liderit.

“Dëgjoni, dua të ju them një gjë. Ne jemi 45 minuta larg të bëjmë historinë. Lodhja është vetëm psikologjike”, u thotë Ronaldo bashkëlojtarëve, përcjellë ‘Lajmi.net’.

“Ne duhet të luajmë kështu edhe 45 minuta. Ne mundemi sepse ishim më të mirë. Ne duhet të mbrohemi siç u mbrojtëm në pjesën e parë. Shkojmë”, vazhdon Ronaldo.

Kujtojmë se Ronaldo në këtë ndeshje, shënoi penalltinë vendimtare që i dha Realit titullin e 11-të të Ligës së Kampionëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.