Fjalët që duhet t’ia thoni partnerit në momentin kur ndaheni

Ndarjet janë të rënda. Ndonëse mund të ketë shenja të ndarjes për muaj të tërë, sërish momenti i ndarjes nuk është i këndshëm.

Lifestyle

01/02/2017 22:05

Por shpeshherë ajo që ngulitet në mendjen e partnerëve, janë fjalët që partnerët i thonë njëri – tjetrit kur vendosin të ndahen.

Sipas ekspertes së lidhjes, Andrea Syrtash, janë disa fraza dhe fjali që duhet t’i përdorin partnerët që vendosin të ndahen.

Fjalët që duhet t’i thoni nëse partneri vendos të ju lë:

Sipas Syrtash shumica e pacientëve që sapo janë ndarë nga dikush, kanë mbetur pa përgjigje nga ana e ish partnerit.

Për këtë arsye ajo sugjeron që të bëni sa më shumë pyetje. Sipas saj pyetjet që duhet t’ia bëni partnerit që po ju lë janë: “Që sa kohë e keni këtë ndjenjë? Pse mendoni që ne nuk jemi të përshtatshëm”. Gjithashtu sipas saj, është në rregull që ta shprehni para tij ose saj dëshprimin që keni.

Ajo e cilëson si jo të duhur pyetjen se nëse ka një të tretë në lidhje, pasi sipas psikologes asnjëherë nuk do e merrni një përgjigje të sinqertë.

Fjalët që duhet t’i thoni nëse ju keni vendosur të ndaheni:

Syrtarsh sugjeron se nëse keni marr vendim për tu ndarë nga partneri atëherë duhet t’ia kujtoni gjërat e mira dhe pozitive të tyre.

Ju mund të thoni diçka të tillë: “Ti meriton të jesh me dikë që të shfaqë më të mirën tek ju. Nuk mendoj që kjo gjë po ndodh me ne”.

Një opsion tjetër mund të jetë kjo: “Dua më të mirë për ty, dhe nuk mendoj që të ta jap atë që meriton. Ndihem keq pasi jeni shumë i/e rëndësishme për mua, por dua që të jem i/e sinqertë”.