Fjalët prekëse të Rita Orës për ditëlindjen e Aviciit

DJ suedez Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare.

ShowBiz

08/09/2018 15:40

Avicii ishte një ndër artistët me të cilin ka bashkëpunuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vitin e kaluar në projektin “Lonely together”, këngë e cila ishte pëlqyer nga publiku, shkruan lajmi net.

E sot ai do të mbushte 29 vjet. Me rastin e ditëlindjes është artistja shqiptare e cila ka publikuar një video në Instagram ku ia uron ditëlindjen DJ-së me famë botërore.

“Urime ditëlindjen Avicii, na mungon çdo ditë”, janë fjalët prekëse të Duas.

Ndryshe, “Lonely Together”, është shndërruar në një hit në mbarë botën që numëron mbi 100 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player