Fjalët prekëse të djalit shqiptar për nënën birësuese: “S’do të të lë asnjëherë vetëm”

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” u hap me një histori të jashtëzakonshme, plot dhimbje dhe emocion.

Lifestyle

19/05/2018 23:30

Protagonisti kryesor i kësaj historie i shkroi redaksisë së programit për të falenderuar nënën birësuese dhe për të mundësuar për herë të parë një takim me nënën biologjike.

Në pjesën e parë të programit, Blerimi dhe Sabahetja (nëna e tij birësuese) na vërtetuan edhe një herë se prind nuk është ai që të lind, por ai që të rrit.

Blerimi ishte fëmija i birësuar i Selaminit dhe Sabahetes, pasi çifti nuk kishin mundur të kishin një fëmijë. Frika se mos ai largohej dhe i linte vetëm për të gjetur prindërit biologjik e kishte ndaluar çiftin që t’i tregonin të vërtetën.

f-1 f2-1 f7-1 f8-1 f13