Fjalët emocionuese të Modric pas shpalljes ‘Lojtari i Vitit’

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA.

Sport

24/09/2018 22:12

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA.

Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, për të fituar një çmim të madh individual.

Pas shpalljes lojtari më i mirë i vitit, Modric u deklarua shumë i lumtur, duke falënderuar familjen dhe bashkëlojtarët e tij.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu me trofeun në duar”, ka deklaruar fillimisht Modric.

“Para se gjithash më duhet të falënderoj Salahun dhe Cristianon për një sezon fantastik që kanë pasur”.

“Ky trofe është për gjithë bashkëlojtarët te Real Madrid dhe te Kroacia, pa të cilët do të ishte e pamundur”.

“Faleminderit familjes time, pa ata nuk do të isha ky person apo ky futbollist që jam sot”.

“Më duhet të përmendet edhe idhujt e mi. Gjenerata e Kroacisë e vitit 1994 kanë qenë inspirim për mua”./Lajmi.net/