Fjalët e Wengerit pas humbjes ndaj Swanseas

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur për humbjen e skuadrës së tij kundër Swanseas, duke thënë se lojtarët e tij luajtën mirë deri në minutën e 75 të takimit, dhe më pas kanë bërë disa gabime në mesfushë.

Sport

09/11/2014 21:18

Arsene Wenger ka thënë se skuadra e tij ishte e mirë deri në minutën e 75 të takimit, mirëpo për të fituar një ndeshje, ju duhet të luani mirë për 90 minuta.

“Ishte një ndeshje të cilën ne e kishim në kontroll derisa ishte rezultati 1-0. Më pas, ne i lejuam ata që të rikthehen në lojë, duke bërë disa gabime dhe duke humbur disa duele në mesfushë”.

“Ne kemi bërë një performancë të mirë për 75 minuta, por një gjë të tillë ne duhet të bëjmë përgjatë 90 minutave”, vazhdoi Wenger.

“Sidoqoftë, Swansea duhet të marrë lëvdata, pasi nuk u dorëzuar deri në minutën e fundit të takimit. Në fund, ne humbëm tre pikë, dhe jemi shumë të zhgënjyer”, përfundoi trajneri i Arsenalit.