Fjalët e Shpend Ahmetit pas vendimit të Supremes

Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës ka falënderuar edhe njëherë qytetarët e Prishtinës që e votuan atë edhe për një mandat si të parin e kryeqytetit.

Lajme

08/12/2017 16:32

Ahmeti në Facebook ka shkruar se sot Gjykata Supreme konfirmoi për herë të fundit se rezultati në Prishtinë duhet të certifikohet.

“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi për herë të fundit që zgjedhjet në Prishtinë duhen të certifikohen dhe të vazhdojmë me punët e Ekzekutivit dhe Kuvendit. Faleminderit edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Gjykata Supreme sot ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.