Fjalët e Prekazit pas barazimit me Gjermaninë

Prekazi ka deklaruar se është krenar me futbollistët e tij.

Sport

27/03/2018 20:51

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka folur pas barazimit me Gjermaninë.

Prekazi ka deklaruar se është krenar me futbollistët, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më gëzon fakti që nuk i kemi lënë të krijojnë shumë raste. Kemi luajtur pak të mbyllur, por Gjermani është kampion bote. Kemi mundur edhe t’i dënojmë, por na mungoi përvoja e lojërave ndërkombëtare”, deklaroi Prekazi për “Supersport”.

“Jam shumë krenar me këtë ekip që e jep maksimumin, sepse kundërshtarët janë më të fortë. Mund ta mposhtim edhe Irlandën edhe Izraelin, sepse jemi teknikisht mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

“Vendi i dytë? Nuk e kam menduar, sepse Kosova është fillestare. Mirëpo, këta djemë janë fenomenal, kështu luftohet për shtet, prandaj gjithçka është e mundur”, shtoi ai. /Lajmi.net/