Fjalët e para të Spalletit si trajner i Interit

Luciano Spalleti është trajner i ri i Interit.

Sport

09/06/2017 17:56

Italiani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me zikaltërit, duke u larguar nga Roma.

58 vjeçari deklaroi se është shumë i lumtur për kalimin në Inter, ku e pret një punë shumë e madhe.

“Unë jam shumë i ngazëllyer që i bashkohem kësaj familje të madhe që është Inter”, nisi Spalleti.

“Mbështetja dhe ndjenja e madhe e tifozëve mund të shihet si barrë, por në vend të kësaj duhet ta interpretojmë atë si një sfidë, si një energji të re”.

“Kemi shumë punë për të bërë, në mënyrë serioze dhe profesionale”, ka shtuar ai./Lajmi.net/