Fjalët e para të Perez pas largimit të Ronaldos, e injoron keq portugezin

.

Sport

18/07/2018 18:24

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e ka marrë me sportivitet largimin e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo, aq sa ka thënë se klubi po kalon një nga momentet më të mira.

Po përjetojmë një nga momentet më të mira të historisë tonë, kemi fituar tituj dhe kemi forcë institucionale që është një fuqi financiare e jashtëzakonshme. Dhe mbi të gjitha, kemi mbështetjen e fansave, milionave të tillë në botë. Ndaj e përsëris, po përjetojmë një moment legjendar”, tha Perez.

Numri 1 i klubit “merengues” nuk është aspak i shqetësuar nga largimi i CR7 edhe për faktin se ka gati zëvendësuesin e tij, belgun Eden Hazard, që pritet të nënshkruajë javën e ardhshme, duke lënë Chelsea.

Ndërkohë që ka marrë “OK” nga portieri Thibout Courtois.

Ne jemi Real Madrid, jemi një klub që kërkojmë gjithnjë e më shumë. Çdo titull i fituar është hapi i parë për të arritur të tjerë trofe në të ardhmen. Në të ardhmen do të ndërtojmë një ekip të madh, me lojtarë fantastikë”, tha Perez.

Image result for perez ronaldo