Fjalët e para të Dugollit pas lirimit nga burgu: Kemi një armik të përbetuar

I arrestuari nga autoritetet maqedonase me fletarrest të lëshuar nga Serbia Gafurr Dugolli ka treguar se për lirimin e tij u kujdes Qeveria kosovare e po ashtu edhe liderët shqiptarë në Maqedoni.

Lajme

19/03/2016 11:30

Ndërsa e bën të qartë se populli kosovar ka një armik të përbetuar, pra Serbinë.

Kërkon që vetëm të bashkuar ta ndalin atë. Ai po ashtu flet edhe për ndihmën që shqiptarët në burgun e Shkupit “Shutka” ia bënë, të cilët siç thotë ai, me mundësitë e tyre të kufizuara, i dhanë bukë dhe e ndihmuan t’i kaloj sa më lehtë ato ditë./lajmi.net

 

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

 

Miq, shokë, kolegë, bashkëluftetarë, bashkëkombas, familjarë, duke mos patur mundësi teknike që secilit te ua kthej mesazhet, po ju shkruaj ketu per te ju falenderuar nga zemra për interesimin e solidaritetin qe patët për mua, dhe jo vetëm, duke më përkrahur mua ju përkrahët edhe kauzen e drejtë të luftës sonë çlirimtare, ndërsa unë ju garantoj që këto akuza janë vetëm shpifje të ulta, siç jemi mësuar tanimë me t’o, të bëra nga Serbia. Dua që t’a dini qe për lirimin tim u angazhuan edhe Qeveria jonë edhe liderët shqiptarë në Maqedoni. Falenderoj ambasadorin tonë Ylber Hysa për angazhimin maksimal dhe te pandalshëm. Falenderoj mediat e shkruara dhe elektronike qe i dhane rendesi kesaj çeshtjeje, gazetat shqiptare në Maqedoni Alsat, Koha,Lajmi, dhe gjitha mediet tjera. Nje falenderim i veçantë shkon për shqiptarët në burgun e Shkupit “Shutka” që në mundësitë e tyre të kufizuara, më dhanë bukë dhe më ndihmuan t’i kaloj sa më lehtë keto ditë. Bej thirrje që t’a forcojmë shtetin tonë sa më shumë, dhe u bej thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të bashkohen, se rrugë tjeter nuk ka. Kemi një armik të përbetuar i cili nuk po heq dorë nga pretendimet dhe vetem bashkimi jonë mund t’a ndalë. Pa dashur t’a zgjas, ju përshendes edhe një herë dhe besoj që ne ditët ne vijim do të shihemi.