Fjalët e para te De Biasit si trajner i Alavesit
Gianni de Biasi karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
Sport
Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, ka marrë drejtimin e skuadrës së Alaves, që renditet në vendin e fundit në tabelë.
De Biasi që bëri historinë me Shqipërinë duke e kualifikuar në Euro 2016, është deklaruar i lumtur për aventurën e re.
“Kam kënaqësinë më të madhe të ju njoftoj se do të jem trajner i Deportivo Alaves. Është kënaqësi për mua të jem trajner i këtij klubi”, ka shkruar De Biasi në rrjetet sociale.
De Biasi në të kaluarën ka provuar një sezon në Spanjë, duke drejtuar skuadrën e Levantes për një sezon./Lajmi.net/