Fjalët e para të Contes pas titullit kampion të Premierligës

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka folur pas titullit të parë të kampionit në Premierligë.

Sport

12/05/2017 23:38

Italiani ka përgëzuar lojtarët për vullnetin e madh të treguar, për të arritur këtë sukses.

“Lojtarët treguan vullnet të madh për të bërë diçka të madhe, dhe tani pas kësaj që arritëm ne duhet të jemi të lumtur dhe të kënaqur”, ka deklaruar Conte.

“Është e mrekullueshme që e arrij këtë në sezonin tim të parë, nuk ishte e lehtë të vija në Angli, zakone të reja, gjuhë tjetër dhe lojtarë që vinin nga një sezon aspak i mirë. Kjo fitore është për ta”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6