Fjalët e para të Ancelottit pas shkarkimit nga Bayern Munich

Carlo Ancelotti ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga Bayern Munich.

Sport

28/09/2017 21:41

Trajneri italian që sot la punën në Gjermani, ka falënderuar skuadrën e Bayern Munich, për kohën pak më shumë se një vjeçare të kaluar atje.

Humbja nga PSG në Ligën e Kampionëve, dhe rezultatet jo të kënaqshme në Bundesligë, kanë bërë që drejtuesit bavarez të humbasin besimin te ish trajneri i Real Madridit e Milanit.

Ancelotti ka zgjedhur llogarinë e tij në Facebook, për të falënderuar skuadrën e Bayernit, tifozët dhe lojtarët.

“Ishte një kënaqësi e madhe për të qenë pjesë e historisë së Bayernit. Unë dua të falënderoj klubin, lojtarët dhe tifozët fantastik”, ka shkruar Ancelotti në rrjetet sociale./Lajmi.net/.