Fjalët e ndyta të trevjeçares gjatë pagëzimit (Video)

Vogëlushja e njohur vetëm si Magdalena, derisa po pagëzohej në një kishë në Meksikë, ka nisur të shante dhe të thërriste disa herë ‘lavire’.

Fun

21/08/2018 20:13

Familjarët janë munduar ta ndalonin trevjeçaren, e cila kundërshtonte priftin që po ia zbrazte ujin e shenjtë në kokë dhe e quante nënën me atë fjalë të ndytë, transmeton Telegrafi.

“Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar të thoshte këtë fjalë, ishte hera e parë dhe na la të befasuar”, ka thënë e ëma e vogëlushes. Familjarët janë dëgjuar duke kërkuar falje, për veprimin e pa pritshëm të fëmijës.

Shikuesit e videos që u bë virale, e krahasuan veprimin e saj sikur të personazhit në ‘The Exorsist’, e cila shqetësohet dhe nisë të bëjë veprime kundërshtuese.

YouTube player