Fjalët e Mustafit pas dy golave të shënuar

Shkodran Mustafi ka shënuar dy gola për skuadrën e tij në fitoren ndaj Villarealit. Ai është shprehur tejet i lumtur që është pjesë e një skuadre fantastike si Valencia.

Sport

02/11/2014 20:48

Shkodran Mustafi ka thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e një skuadre fantastike siç është Valencia.

“Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadra fantastike. Një fitore shumë e rëndësishme për Valencian dhe fansat e saj”, ishte postimi i bërë nga Mustafi në rrjetin social Tëitter.

Këtij mesazhi, ai gjithashtu ia bashkangjiti dhe një fotografi, ku shihte me bashkëlojtarët duke festuar të kthyer kah fansat e tyre.

Përndryshe, golin e parë të shënuar në këtë takim, Shkodran Mustafi e festoi duke bërë shqiponjën me duar.