Fjalët e Mazzarrit pas humbjes ndaj Fiorentinas

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka folur pas humbjes ndaj Fiorentinas, duke thënë se lojtarët e tij nuk janë në formë të mirë fizike, pasi janë shumë të lodhur dhe nuk janë të gatshëm për lojë. 

Sport

06/10/2014 00:55

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A, pasi është mposhtur në udhëtim te skuadra e Fiorentinas me rezultat 3-0.

“Ne kemi probleme. Ne i maskuam ato në ndeshjet e Europa Ligës por sot gjithçka ishte e qartë për të gjithë”.

“Ne nuk jemi në formë të mirë fizike, duhet të punojmë shumë në ditët e ardhshme për të arritur në formën e duhur. Palacio dhe Medel nuk janë duke luajtur mirë”.

“Duhet të futemi me një kondicion tjetër në ndeshjen e ardhshme. Ne e dimë ku është problemi pasi kam biseduar me lojtarët e mi. Duhet të gjejmë zgjidhje”, përfundoi Mazzarri deklaratën e tij për shtyp pas takimit ndaj Fiorentinas.