Fjalët e fundit të Tottit si kapiten i Romës

Francesco Totti sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e Romës.

Sport

28/05/2017 22:00

Pas ndeshjes, për të është organizuar një lamtumirë emocionuese, ku ka qarë edhe ai vet, së bashku me tifozët.

Kapiteni legjendar i Romës, ka përgatitur një letër për tifozët, të cilën e ka lexuar me lot në sy, të cilët nuk u ndalen për asnjë moment.

Një pjesë të fundit të kësaj letre, mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme.

“Ndihem si në koncert. Kjo është një kohë që kurrë nuk kam menduar se do të vijë. Unë jam duke e përjetuar emocionalisht çdo gjë që është shkruar për mua”.

“Faleminderit Roma. Faleminderit familja ime dhe faleminderit tifozë. E gjitha kjo nuk ishte një ëndërr, por realiteti tani po përfundon, për herë të fundit në këtë fanellë. Jam i lumtur dhe krenar për 25 vite dashuri. Ju dua”, përfundoi Totti./Lajmi.net/