Fjalët e Falcaos

Sulmuesi Radamel Falcao është i lumtur që iu bashkua Manchester Unitedit. Ai mezi pret të fillojë punën me Louis van Gaalin dhe t’i ndihmoj ekipit që të arrijë sukses.

Sport

02/09/2014 08:55

Radamel Falcao iu bashkua zyrtarisht Manchester Unitedit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Pas një mbrëmje të gjatë, transferimi u konfirmua me vonesë, mirëpo me rëndësi ishte se u realizua.

Ylli kolumbian do të jetë i huazuar për një vit në Old Trafford nga Monaco, kurse gjiganti anglez ka mundësi ta blejë atë në verën e vitit të ardhshëm.

“Jam i lumtur që jam këtu, në klubin më prestigjioz në botë. Mezi pres të filloj të punoj me Van Gaalin dhe të kontribuoj në sukseset e ekipit. United dëshiron të rikthehet menjëherë në krye, do të jetë një përvojë interesante”, deklaroi Falcao pas prezantimit, për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.