Fjalët e dhimbshme të nënës së 18 vjeçares që vdiq nga kanceri i lëkurës

"Nuk ka ditë që kalon dhe nuk kam dëshirë ta kthej fëmijërinë e saj dhe ti vendos asaj krem kundër diellit", shprehet nëna që ndihet fajtore për vdekjen e së bijës 18 vjeçare nga kanceri i lëkurës.

Lifestyle

28/06/2016 06:07

Nëna ndihet fajtore për vdekjen e së bijës e cila vdiq në moshën 18 vjeçare si pasojë e kancerit të lëkurës që ishte shkaktuar nga pushimet e fëmijërisë së saj në diell.

Jennifer Nicholson, 50 vjeç, u ka kërkuar të gjithë prindërve të tregojnë kujdes me fëmijët e tyre në ditët me diell pasi vajza e saj 18 vjeçare vdiq në nëntorin e kaluar si pasojë e një moskujdesi në fëmijëri, përcjell lajmi.net

Nëna fajëson vetën e saj pse ajo nuk i kishte vendosur të bijës krem kundër rrezeve të diellit.

Ajo gjithashtu shtoi se njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi këtij detaji por kjo mund të shkaktoj një sëmundje të pashërueshme siç është kanceri i lëkures.

“Po të mund ta ktheja kohën mbrapa dhe t’i vendos vajzës time krem kundër diellit ajo tani do të ishte gjallë, afër meje”, shprehet nëna e përlotur.

E gjithë ngjarja e saj përkushtohet në këshillën për prindërit që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre gjatë ditëve me diell që mos të kenë përvojën e njejtë me të./lajmi.net

35ABB10800000578-3660511-image-a-72_1466933910279 35ABB36200000578-3660511-image-a-47_1466933609955

35ABB10C00000578-3660511-image-a-54_1466933758682