Fjalët e Deschamps në zhveshtore që sollën dy golat kundër Shqipërisë

Sipas “L’Equipe”, tekniku është dashur t’i tërheqë veshin futbollistëve të tij në pushimin e ndeshjes, me një fjalim motivues, duke parë se ata nuk po bënin diferencën përballë kuqezinjve.

Sport

18/06/2016 10:57

Paraqitja e Shqipërisë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Francës ka detyruar trajnerin Didier Deschamps që të marrë masa për të ndryshuar diçka në skuadrën e tij.

Sipas “L’Equipe”, tekniku është dashur t’i tërheqë veshin futbollistëve të tij në pushimin e ndeshjes, me një fjalim motivues, duke parë se ata nuk po bënin diferencën përballë kuqezinjve.

“Po luani një Europian, nuk po luani një miqësore. Duhet të jepni më shumë në fushë”, ishte apeli që tekniku francez u ka bërë lojtarëve të tij.

Më pas, fjalën e kanë marrë me radhë disa nga liderët e ekipit.

Hugo Loris, Patris Evra, Loren Koscielny dhe Bleis Matuidi kanë motivuar shokët e skuadrës për pjesën e dytë, në fundin e të cilës Franca arriti të shënonte dy herë dhe të merrte tri pikët përballë kuqezinjve të De Biasit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.