Fjalët befasuese të Allegrit për Falcaon

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se Radamel Falcao nuk do ta përmirësonte fare skuadrën e tij edhe nëse do të transferohej gjatë kësaj vere.

Sport

03/09/2014 22:47

Juventusi ka dështuar të transferojë Falcaon nga Monaco, i cili në ditën e fundit të afatit kalimtar veror vendosi që të shkojë te skuadra angleze, Manchester United.

Kur Allegri është pyetur nga gazetarët nëse është i dëshpëruar që nuk ka arritur transferimin e Falcaos, ai u përgjigj: “Jo, unë mendoj se drejtorët e skuadrës kanë punuar shumë mirë”.

“Synimi jonë ishte që të kujdesemi për operacionet për të cilat jemi interesuar, jo të blejmë lojtar vetëm sepse duhet të blihen”.

“Unë mendoj se ne kemi bërë një merkato shumë inteligjente”, përfundoi trajneri i Juventusit.