Fjalë të pista dhe skena të nxehta në projektin e ri të Agon Amigës (Video)

Reperi Agon Amiga nga Babastars sapo ka publikuar projektin e ri solo.

ShowBiz

17/05/2016 18:36

Ditë më parë është përfolur se projekti i ri i reperi i kushtohet ish-gruas së tij, me të cilën ai është ndarë verën e kaluar, shkruan lajmi.net.

“Qyqek” titullohet projekti i ri i cili përmban fjalë të pista të cilat i dedikohen një femre dhe skena të nxehta me një femër në klip. Në fillim të klipit shkruhet “Bazuar në një storie të vërtetë”, e kjo bën të mendosh që kjo këngë i dedikohet Egzonës, ish gruas së reperit, mirëpo asgjë nuk është e konfirmuar nga ana e Agonit, në lidhje me këtë pjesë.

Muzika është punuar nga Kico ndërsa teksti nga vetë Agoni. Për klipin është kujdesur Max Production. Për më shumë ndiqni videon e plotë të sapopublikuar./Lajmi.net.

YouTube player