Fizikantët: Makina e kohës, e mundur (Foto)

Fizikanët deklarojnë për modelin matematikor të një makine kohore, duke e parë si një kuti që mund të lëvizë prapa dhe përpara përmes hapësirës dhe kohës.

Auto & Tek

25/07/2017 14:21

 

Siç thonë ata, truku është përdorimi i lakimit të kohës dhe hapësirës në univers, në mënyrë që të zhvillohet koha në një rreth, për pasagjerët hipotetikë të ulur në kuti. Ky rreth do t’i lejojë ata të udhëtojnë në të ardhmen dhe në të kaluarën, transmeton lajmi.net

Ben Tippett, fizikan teorik dhe matematikan nga Universiteti i Kolumbisë në Kanada si dhe David Tsang, një astrofizik në Universitetin e Merilendit, kanë përdorur teorinë e Ajnshtajnit për relativitetin e përgjithshëm për të zbuluar një model matematikor të asaj që ata e kanë quajtur një ‘Retrograde traversable acausal domain’ në hapësirë-kohë.

Megjithatë, para se të bëhemi entuziastë në çmenduri me idenë e udhëtimit në kohë, duhet të dimë, siç thonë studiuesit, se kjo nuk do të krijohet nesër.

Sipas Tippett dhe Tsang, materialet e nevojshme për një makinë kohe që do të ndërtohen janë…ekzotike dhe akoma të pazbuluara.

Por cila është ideja e tyre kryesore? Modeli bazohet në mendimin se në vend që ta shohin universin në tri dimensione hapësinore, me dimensionin katër (kohë) të ndarë, ne mund të imagjinojmë ato katër dimensione në të njejtën kohë.

Kjo do të na lejojë të marrim parasysh mundësinë e një hapësire hapësinore dhe kohore, ku të gjitha drejtimet e ndryshme në hapësirë dhe kohë janë të lidhura në strukturën e lakuar të universit.

Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit lidhë efektet gravitacionale në univers në një lakim të hapësirës dhe kohës. Nëse hapësira dhe koha ishin të pakontrolluara, planetet do të lëviznin në vija të drejta.

Megjithatë, sipas teorisë së relativitetit, gjeometria e hapësirës dhe e kohës bëhet e lakuar në afërsi të objekteve të masës së lartë, gjë që i bën planetet të bëjnë shtigjet e tyre dhe të rrotullohen rreth yllit të tyre.

Çfarë Tippet dhe Tsang diskutojnë është se nuk është vetëm hapësira fizike që mund të jetë e vendosur dhe e shtrembëruar brenda universit. Vet koha gjithashtu mund të kthehet në afërsi të objekteve të masës së lartë.

Për të shfrytëzuar këtë teori, fizikantët sugjerojnë krijimin e një lloji të ‘fluskës’ të gjeometrisë hapësinore, që bart çdo gjë brenda saj përmes hapësirës-kohë së bashku me një rrugë të madhe rrethore. Në rast se kjo fluskë mund të godasë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës- e cila sipas fizikantëve është matematikisht e mundur, do të lejonte që të lëvizte prapa me kalimin e kohës.

Ju mund ta shihni idenë kryesore në figurën më poshtë, me një pasagjer në makinën e fluskës/kohës (personi A) dhe një vëzhgues i jashtëm që është pranë tij (personi B).

Shigjeta e kohës, e cila në universin tonë gjithmonë tregon përpara, duke e bërë të tashmen që vjen pas të kaluarës tregohet nga shigjetat e zeza:

Physicists Claim To Be Able To Realize The Dream Of A Time Machine

Si personi A dhe personi B po përjetojnë kohë në mënyra krejtësisht të ndryshme.

Për fat të keq, idesë së Tippett dhe Tsang u mungojnë ende materialet e duhura të nevojshme për ndërtimin e një makine kohore.

Gjithsesi, siç thekson Tippet, njerëzit kurrë nuk do të ndalojnë të eksplorojnë mundësitë e udhëtimit në kohë, pasi kjo është një fushë ‘interesante dhe problematike’. /Lajmi.net/