Fivestar: Super Fitnes në Prishtinë

Prishtina bëhet me Qendër të Fitnesit më të madhen në rajon. Kujdesuni për shëndetin tuaj, në një vend me përmasa dhe standarde ndërkombëtare.

Lifestyle

08/11/2013 18:44

Tashmë shumica kanë dëgjuar për hapjen e Qendrës së Fitnesit Fivestar. 

Fivestar sjell risi në tregun kosovar me teknologji më të avansuara dhe me hapsirën adekuate, sipas standardeve ndërkombëtare.

Kjo Qendër do të ofrojë shërbime të shumta të fitnesit, në një hapsirë të rehatshme dhe të këndshme, me pajisje moderne dhe të avancuara që i përshtaten nevojave të secilit, me çmime të volitshme.

Njëri nga pronarër e Fivestar shpjegon idenë e hapjes së kësaj Qendre.

“Jemi mbledhur disa shokë dhe kemi menduar që Prishtina e meriton një Qendër të Fitnesit me pajisje të reja, kualitative, teknologji të fundit, higjienë të lartë dhe hapsirë adekuate.”

“Qëllimi i Qendrës Fivestar është që t’u ofrojë klientëve shërbime të kualitetit të lartë.  Jeta dinamike e bën të nevojshme kujdesin për përmirësim të kualitetit të jetës personale, zhvillim të kondicionit fizik, largim të stresit, akumulim të energjisë dhe përmirësim të shëndetit.”

Qendra Fivestar, siç thuhet, posedon 1200 metra katrorë me 120 pajisje të ndryshme dhe investime të përgjithshme që tejkalojnë vlerën prej 1 milion euro.

“Teknologjia e Qendrës Fivestar është e bazuar në partneritetin me liderin botëror të pajisjeve të fitnesit Precor.  Fivestar sjell për herë të parë në Kosovë teknologjinë e kompanisë Precor, duke e bërë kështu Kosovën si shtetin e 91’të ku këto teknologji janë prezente.”

“Qendra ka investuar gjithashtu në teknologjinë Gantner që mundëson qasje në paisje, garderobë, tusha, etj.”

Risi tjetër, siç pohohet, është aplikacioni mobil Preva që është i dizajnuar për të përmirësuar përvojën personale të klientëve duke i motivuar ata për të arritur qëllimet personale të fitnesit përmes monitorimit të rregullt të lëvizjeve dhe ushtrimeve, djegies së kalorive si dhe përmes përcjelljes së rezultateve direkt në platformën online në internet.

Arritja e qëllimeve tuaja të fitnesit nuk ka qenë asnjëherë me e lehtë!

Adresa: Rr. Ahmet Krasniqi, Kompleksi Veranda, Arbëri, 10000 Prishtinë

Tel: 045 555888      |    E-mail: [email protected]

facebook.com/fivestarprishtina