Fivestar me 5 Yje

Qendra më e madhe e Fitnesit në Rajon ndodhet në Prishtinë. Quhet Fivestar, ka një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë, ndërsa investimi në të ka shifrën prej 1 milion eurove. Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre, e cila u bë sonte, në Lagjen Arbëria në Prishtinë, ky investim u quajt hap i guximshëm. Ministri…

Lifestyle

09/11/2013 21:05

Qendra më e madhe e Fitnesit në Rajon ndodhet në Prishtinë.

Quhet Fivestar, ka një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë, ndërsa investimi në të ka shifrën prej 1 milion eurove.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre, e cila u bë sonte, në Lagjen Arbëria në Prishtinë, ky investim u quajt hap i guximshëm.

Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Memli Krasniqi, i pranishëm në përurim, e konsideroi këtë si një kontribut të përgjithshëm.

“I përgëzoj pronarët për këtë investim, i cili besoj se është i guximshëm. Për mendimin tim, nuk është vetëm një biznes interesant, por është edhe një kontribut i përgjithshëm, që si efekt përfundimtar ka ngritjen e shëndetit të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve”.

“Pa dyshim që i vlerësojmë dhe i mirëpresim edhe investimet e tjera të cilat të vijnë nga sektori privat dhe që kanë një kontribut të drejtpërdrejtë ose të tërthortë tek sporti për të gjithë”.

“Kjo ndikon që numri i njerëzve që merren me sport dhe rekreacion të ngritët dhe të bëhet më i madh, për të arritur, shpresojmë, edhe nivelin europian”.

Teknologjia e Qendrës Fivestar është e bazuar në partneritetin me liderin botëror të pajisjeve të Fitnesit Precor.

Fivestar sjell për herë të parë në Kosovë teknologjinë e kompanisë Precor, duke e bërë kështu Kosovën si shtetin e 91′të ku këto teknologji janë prezente.

Përfaqësuesi i pajisjeve të fituesit Precor, njëherësh Drejtor Komercial për Europë, Lindje të Mesme dhe Afrikë, Derek Burke, ka përgëzuar pronarët për hapjen e kësaj Qendre Fitnesi, duke e konsideruar po ashtu si guxim investimi.

“I falënderoj pronarët të cilët kishin guxim të investojnë mbi 1 milion euro dhe t`jua sjellin një objekt të mrekullueshëm”.

“Komplimenti më i madh që dëshiroj të jap është ky: Unë, nëse do ta zgjidhja një vend për të ushtruar, ky do të ishte”.

Fivestar sjell risi në tregun kosovar me teknologji më të avansuara dhe me hapësirën adekuate, sipas standardeve ndërkombëtare.