Fivestar Fitness hap 4 lokacione të reja, festë të përbashkët me grupin Marigona nëpër Kosovë (Foto)

Pas suksesit në Prishtinë me tri qendra moderne të fitnesit, Fivestar Fitness hap edhe katër qendra tjera të fitnesit.

Lifestyle

10/10/2016 16:20

Qytetarët në Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Fushë Kosovë do të përfitojnë nga mundësia për qasje në teknologjitë dhe pajisjet më të avancuara të fitnesit dhe hapësirën adekuate sipas përmasave dhe standardeve ndërkombëtare.

Fivestar Fitness dhe grupi i mirënjohur Marigona kanë vendosur që të bashkojnë forcat për të organizuar një festë madhështore të përbashkët duke organizuar koncerte në Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan.

Koncertet janë një dhuratë për fansat e grupit dhe për klientët potencial të Fivestar Fitness të cilëve do ju ofrohen shërbime të kualitetit të lartë të krahasueshme me standardet më të larta evropiane.

Vokalisti i grupit të mirënjohur Marigona, Vullnet Sefaja, shprehet i emocionuar për organizimin e koncerteve në qytete te ndryshme të Kosovës.

“Më në fund po realizohet projekti të cilin e kemi dëshiruar aq shumë. Festa e 25 vjetorit të themelimit të grupit do të vazhdoj në Mitrovicë për çka jam shumë i gëzuar. Mitrovica është vendi im dhe mezi pres të ritakohem me adhuruesit e muzikës tonë. Emocionet janë të shumëfishta. Pas Mitrovicës, koncertet pasojnë Ferizaji, Prizreni dhe Gjilani. Të gjitha këto duke ju falënderuar Fivestarit që pa dyshim është qendra më e mirë fitnesit jo vetëm në Kosovë por ndoshta edhe në rajon”.

Koncerti i paralajmëruar që sot të mbahet në Ferizaj është shtyrë për të mërkurën më 12 tetor. Kjo është bërë për shkak te motit me shi.

Kryetrajneri i Fivestarit, Fabian Rrecaj, tregon për interesimin e madh të klientëve për shërbimet e ofruara.

“Ne filluam rrugëtimin tonë në Prishtinë ku në 3 vitet e fundit hapëm 3 qendra të fitnesit dhe atletikës që ofrojnë shërbime dhe produkte premium. Tani vazhdojmë misionin tonë që këto përfitime t’ua mundësojmë edhe qytetarëve të vendeve tjera. Pas shumë kërkesave dhe interesimit të madh nga klientët tanë, ne vendosëm të hapim lokacione të reja jashtë Prishtinës. Gjatë muajit tetor 2016 do hapen qendrat në Ferizaj dhe Prizren, ndërsa gjatë muajit nëntor 2016 edhe në Gjilan dhe Fushë Kosovë,” shprehet Fabian Rrecaj.

“Interesimi i madh i klientëve në tri qendrat ekzistuese në Prishtinë ka ndikuar që ne të vendosim që qytetarëve të këtyre qyteteve t’u ofrojmë edhe qendra të reja me pajisje të reja, kualitative, teknologji të fundit, higjienë të lartë dhe hapësirë adekuate”.

Fivestar njihet për risitë që ka sjell në tregun kosovar.

Ajo që duhet vlerësuar si risi është edhe fakti se një klient i Fivestarit mund të stërvitet kudo në Kosovë ku ka qëndra të Fivestar. Për shembull, një klient i regjistruar në Prishtinë mund të stërvitet në Fivestarin e Gjilanit ose anasjelltas.

Trendet e fundit tregojnë se prej kohës kur Fivestar hyri në tregun kosovar para 3 viteve, Kosova ka një rritje të madhe të shfrytëzimit të shërbimeve të fitnesit për kokë banori dhe tanimë radhitet si e para në rajon.

Klientët do të qasen në qendrat e reja përmes shenjave të gishtërinjve dhe në këtë mënyrë do të kyçen në pajisje, garderobë, tusha, etj.

Qendrat e reja të Fivestar do të ofrojnë hapësira adekuate të standardeve më të larta me hapësirë mesatare prej 1000 metra katrorë që mundësojnë kujdes të shtuar fizik dhe shëndetësor.

Jeta dinamike e bën të nevojshme kujdesin për përmirësim të kualitetit të jetës personale, zhvillim të kondicionit fizik, largim të stresit, akumulim të energjisë dhe përmirësim të shëndetit.

Klientët do të kenë në shfrytëzim pajisjet e gjigantit botëror Precor, të cilat posedojnë modulin digjital për numërimin e njësive të ushtrimeve dhe për matjen e kohës së pauzave në mes të tyre.

Në saje të teknologjisë së re, mundësohet lidhja direkte me aplikacionin Preva, që mundëson monitorimin e rregullt të lëvizjeve dhe ushtrimeve, djegies së kalorive si dhe përcjelljes së rezultateve direkte në platformën online në internet.

Po ashtu ky aplikacion mundëson që klientët të krijojnë rrethin e tyre me miqtë e tyre nëpër botë, duke sfiduar njëri tjetrin dhe rezultatet e tyre në ekran, duke motivuar kështu njëri tjetrin për përmirësime të vazhdueshme.

Qendra e fitnesit Fivestar ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në nivel global përfshirë çmimin “Best club” për vitin 2013, “best deal” në botë dhe qendra me adaptimin më të mirë të pajisjeve Preva në vitin 2014.

Që nga fillimi i operimit të Fivestarit, pronarët kanë bërë një investim prej afro 4 milion euro. Me hapjen e 4 qendrave të reja, Fivestar Fitness rikonfirmon pozicionin si rrjeti më i madh dhe më modern i qendrave të fitnesit në rajon.

Ekipi profesional përbëhet prej mbi 100 anëtarëve të stafit, përfshirë këtu 16 trajnerë të fitnesit me orar të plotë dhe 32 përgjegjës për higjienë.

Me hapjen e këtyre qendrave të reja, arritja e qëllimeve tuaja të fitnesit bëhet edhe më e lehtë!