Fivestar Fitness – Dhuratë për komunitetin me Sindromën Down (Foto) – Lajmi.net
Fivestar Fitness – Dhuratë për komunitetin me Sindromën Down (Foto)
Autori: Lajmi.net FitLajmeLifestyle 15:42, 20 March 2017
Fivestar sot ka organizuar aktivitet, në kuadër të fushatës vendore për shënimin e Ditës Botërore të personave me Sindromen Down "Zëri im, Komuniteti im".

Ne te gjitha lokacionet e Fivestar Fitness Prishtinë – Arbëri, Bregu i Diellit, Grand Hotel, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Prizren janë vendosur kutitë e përhershme të donacioneve ku do të bëhet grumbullimi i përhershëm i fondeve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Mysafir special në Fivestar sot kanë qenë personat me Sindromën Down, ku së bashku me shoqatën e tyre janë shoqëruar nga 20 trajnerët e Fivestar duke u informuar për ushtrime dhe të ushqyer të shëndetshëm.

Në këtë aktivitet kanë qenë rreth 70 pjesëmarrës (nga Prishtina, Ferizaj dhe Prizreni), që u shoqëruan me muzikë live nga DJ.

Po ashtu këta persona janë pajisur me anëtarësim të përjetshëm falas nga Fivestar Fitness dhe do të kenë mundësi që të ushtrojnë në të gjitha hapësirat e Fivestar, në çdo kohë. Fivestar gjithashtu ka bërë një donacion financiar për mbështetjen e këtij komuniteti./Lajmi.net/

unnamed-6 unnamed-5 unnamed-4 unnamed-3 unnamed-2 unnamed-1 unnamed

Fjalët kyçe: Dhurata, Fivestar

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3