Fituesja e lotarisë këshillon shoqen se si mund të fitojë preminë! (Foto)

Jane Park e cila është bërë fituesja më e re e lotarisë në Britani të Madhe prej një milion funteve, ka dashur ta padisë organizatorin pse e lejoi të luante, meqë konsideronte që fitorja ia shkatërroi jetën. Mirëpo, duket se adoleshentja e ka marrë veten. Kur është pyetur nga shoqet se si të fitojë, ka…

Fun

13/05/2017 23:08

Jane Park e cila është bërë fituesja më e re e lotarisë në Britani të Madhe prej një milion funteve, ka dashur ta padisë organizatorin pse e lejoi të luante, meqë konsideronte që fitorja ia shkatërroi jetën.

Mirëpo, duket se adoleshentja e ka marrë veten. Kur është pyetur nga shoqet se si të fitojë, ka dhënë një këshillë në formë mahie, transmeton Telegrafi.

“Jepini shitësit dy cigare dhe shfaqni pak nga gjoksi, por jo ta teproni. Shkoni pranë xhaxhait tuaj dhe tregoni se e doni shumë. Shikoni biletat dhe mos harroni të shikoni transmetimin”, ka thënë Park lidhur me rastin.

Në të njëjtën kohë ajo ka kërkuar që të rinjtë mos të luajnë, sepse nuk janë gati për aq shumë para dhe se ato duhet t’i fitojnë vet që t’ua dinë rëndësinë.