Fituesit e “Big Brother” të pa interesuar për edicionin e këtij viti!

Gjersa edicioni i 8-të i “Big Brother Albania” po afron drejt fundit,në shtëpinë më të famshme në Shqipëri loja dhe gara mes banorëve po bëhet më e fortë dhe më e veshtirë për ata që gjinden brenda.

ShowBiz

02/06/2015 19:00

Edhe pse ky edicion erdhi me shumë ndryshime kjo nuk ndikoi në rikthimin e shikueshmërisë që kishte në fillim ky reality show.

Interesimi i publikut krahasuar me vitet e kaluara ka rënë dukshëm,madje edhe vetë ish banorët e kësaj shtëpie janë të pa interesuar për atë që po ndodhë këtë edicion në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
anaid-kaloti-0012-avip
I kontaktuar nga Lajmi.net Anaid Kaloti fitues i edicionit të 6-të të “Big Brother Albania”,tha se nuk e ndjek fare këtë edicion dhe se nuk e di kush e meriton fitoren dhe kush jo. “Le të fitojë ai që e meriton”,tha Anaidi duke u arsyetuar se janë obligimet e shumta ato që kanë bërë që mos të ndjekë këtë edicion të Big Brother.

arber zeka
Të njëjtën arsye na tha edhe fituesi i edicionit të 5-të,Arbër Zeka,sipas tij puna dhe angazhimet e tij në televizion së fundmi po bëjnë që të mos ketë kohë të ndjekë zhvillimet në shtëpinë që i dha famën dhe paratë.

elena-9
Elena Lika,e cilësuar si njëra ndër banoret më të bukura të të gjitha edicioneve tha për Lajmi.net se kjo shtëpi i dha famën e cila i solli shumë angazhime në fushën e modelimit ku ishte edhe para se të futej në “Big Brother”,angazhime këto që nuk i lënë kohë modeles për të ndjekur reality show.

I ka rënë shikueshmëria a po jo ,reality show “Big Brother Albania” vazhdon ende ta mbajë primatin si më i shikuari dhe interesimi për të qenë banor i kësaj shtëpie vazhdon akoma të jetë shumë i madh.(lajmi.net)