Fituesi i Oscar-it vjen në kinemanë ABC

Filmi më i mirë dhe fituesi i dyfishtë i ‘Academy Award’, “Spotlight” vjen për t’u shfaqur premierë edhe në kinemanë ABC nga dita e marte 15 mars 2016.

ShowBiz

14/03/2016 16:14

Filmi ka fituar çmimin Oscar në dy kategori si, ‘Best Picture’ dhe ‘Best Original Screenplay’ dhe është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Ekipi i aktorëve përbëhet nga të famshmit Michael Keaton, Mark Ruffalo, Rachel McAdams, Liev Schreiber, John Slattery, Brian d’Arcy James, Billy Crudup dhe Stanley Tucci, ndërsa regjinë e ka bërë Tom McCarthy.

Premiera e filmit në ABC do të shfaqet nesër, më 15 mars në ora 22:00.

Ndërkohë, të enjten në ABC vjen premiera e filmit të animuar “Kung Fu Panda” në versionin 3D në ora 16:00. /lajmi.net