Fituesi i fazës së parë të projektit Kosova e Re, më 30 shtator

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka aprovuar të hënën shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 shtator 2014.

Lajme

21/07/2014 18:00

KDP u informua nga këshilltari i transaksionit dhe NJIP TC ‘Kosova e Re’ me gjendjen aktuale dhe rrjedhën e projektit deri më tani. Komiteti Drejtues i Projektit në këtë takim aprovoi unanimisht kërkesën e investitorëve të bërë përmes këshilltarëve të transaksionit për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 shtator 2014. Në bazë të këtij vendimi të KDP-së, si kërkesë e investitorëve shpallja e fituesit për fazën e parë të projektit do të bëhet më 30 shtator, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Po ashtu, në këtë takim KDP u informua edhe për takimet që janë mbajtur me palët e përfshira në projekt, në të cilat është rikonfirmuar qëllimi i të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të vazhduar me projektin.