Fituesi i ‘Big Brother’ i nënshtrohet operacionit, kjo është gjendja e tij

Vesel Kurtishaj përmes rrjeteve sociale kishte njoftuar se ka pësuar një lëndim në këmbë.

ShowBiz

17/03/2018 14:06

Ai kishte bërë të ditur se u lëndua tek gjuri, meqë rast kishte pësuar këputje të ligamentit dhe dëmtim jo pak të vogel të miniskusit, shkruan lajmi.net.

Veseli gjatë ditës së djeshme shkroi në rrjete sociale se të shtunën (sot) do t’i nënshtrohej operacionit në gjumë.

Në postimin e fundit në rrjete sociale, Veseli ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar operimin me sukses dhe se dhimbjet kanë filluar t’i zvogëlohen.

Ndonëse shihet i shtrirë në spital, ai gjeti kohë që t’i njoftojë fansat rreth gjendjes së tij. /Lajmi.net/