Fituesi i 157 milionë frangave kujtohet të paraqitet pas një muaji

Më 19 dhjetor 2017, një lojtar i lotarisë “EuroMillions” në Zvicër fitoi 157 milionë franga. Djaloshi me fat është paraqitur pas gati një muaji, shkruan ‘Blick’.

Fun

17/01/2018 20:41

Tani djaloshi me fat ka marrë më në fund paratë e tij, që i kishte fituar, por nuk janë bërë të ditura shumë detaje të fituesit, sepse ka kërkuar të mbetet anonim, përcjell albinfo.ch.

Asnjëherë nuk ishte fituar një shumë e tillë deri më tani. Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 2013 me 115 milionë franga. Në vitin 2011 një lojtar nga kantoni i Zyrihut kishte fituar pothuajse 84 franga, kurse dy vjet më vonë, kishte fituar një tjetër 75.6 milionë franga.

Megjithatë, nëse djaloshi vjen nga kantoni i Zyrihut, atëherë edhe zyra e taksave kantonale do të jetë shumë e lumtur; autoritetet tatimore në kantonin e Zyrihut do t’i ‘rrëmbenin’ 45 milionë franga, apo gati 1/3 e shumës.

Megjithatë, jo të gjitha kantonet kanë ligje të njëjta, pasi në disa kantone tjera, do të duhej të paguante shumë më pak tatim. Për shembull, në kantonin e Schwyz ose Obwalden.