Fitorja ndaj Ajaxit iu jep tifozëve shqiptarë të Unitedit “shansin më të mirë në jetë”

Tifozët shqiptarë të Manchester Unitedit e kanë një arsye më tepër për t'iu gëzuar triumfit në Ligën e Evropës.

Sport

24/05/2017 23:19

Kjo pasi që United tani ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Superkupës së Evropës, që zhvillohet në Shkup.

Tifozët shqitparë të Unitedit kanë një mundësi fantastike për të parë nga afër skuadrën e tyre, pasi që ajo luan shumë afër, në qytetin shqiptar në Maqedoni, përcjellë “Lajmi.net”.

United takohet në sfidën e Superkupës së Evropës me fituesin e Ligës së Kampionëve, ku në finale janë Real Madrid dhe Juventus.

Sfida e Superkupës 2017 zhvillohet më 8 gusht, para fillimit të kampionateve për sezonin e ri. /Lajmi.net/